Burri kërkon divorcin 24 orë pas martesës pasi nusja refuzoi seksin natën e parë pas dasmës (fotot)

07/07/2023 21:09
Foto ilustruese

Një bashkëshort i ri raportohet se ka lënë gruan pasi ajo kishte refuzuar të kryenin marrëdhënie seksuale natën pas dasmës së tyre.

Nusja që tashmë është ndarë nga burri, e identifikuar vetëm si Rachel, kishte treguar historinë e çuditshme në rrjetin australian radiofonik Abbie Chatfield’s Hit ku kujtonte natën e tmerrshme që kaloi pas martesës me ish-bashkëshortin e saj.

Ajo tregonte se kishin vetëm 24 orë që ishin martuar kur burri i kërkoi divorcin.

Në program Rachel shpjegonte: “Natën e dasmës ne dolën dhe më pas u kthyen në hotel, por për fat të keq unë nuk i dhashë atë që kërkonte …”

Teksa shpjegonte atë që donte të thoshte, Rachel tha se ndjehej shumë e lodhur pas ditës së gjatë të dasmës, cka shumë komentues e konsideronin diçka normale.

Por ditën tjetër, bashkëshorti i njoftoi Rachel se kërkonte divorcin.

Vetëm dy javë pas martesës çifti jetonin veçmas dhe pas dy muajsh nisën procedurat e divorcit.

Duke e përshkruar bashkëshortin e të ftuarës si “të neveritshëm” prezantuesja Abbie i shpreh mbështetjen e saj Rachel, duke shtuar se ndoshta ishte më mirë që shkoi kështu, për të evituar mosmarrëveshje më të rënda.

Ajo i tha Rachel se kishte plotësisht të drejtë të ndjehej e lodhur pas ditës së madhe.

“Kam dëgjuar shumë njerëz që nuk kanë bërë seks natën e martës pasi ishin tepër të lodhur, kjo është e papranueshme”, tha ajo.

Të tjera përdoruese në rrjetin TikTok tregonin eksperiencat e tyre duke dënuar burrat për epshet e tyre: “Burri im nisi të qante duke më thënë sa shumë më donte por e zuri gjumi teksa unë nisa të hiqja rreth 80 karfica që kisha në flokë”.

Një tjetër komentonte: “Edhe bashkëshorti im u lodh kur unë nisa të zbërtheja rreth 300000000 kopsa që kishte prapa fustani im i dasmës”.

FOTO GALERI
1/3
Nusja që tashmë është ndarë nga burri, e identifikuar vetëm si Rachel, kishte treguar historinë e çuditshme në rrjetin australian radiofonik Abbie Chatfield

Top Channel