Bashkëshorti milioner i këngëtares së vetëvrarë, thyen heshtjen me homazhin e ndjerë për Coco Lee (fotot)

07/07/2023 16:17

Bashkëshorti milioner i këngëtares amerikane me origjinë nga Hong Kong, Coco Lee ka folur sot për herë të parë që prej vdekjes së saj të mërkurën.

48 vjeçarja Lee, po rikuperohej nga një operacion por raportohej se vuante nga depresioni, para se të vdiste në spitalin e Queen Mary në Hong Kong, ku jetonte së fundmi.

Bashkëshorti Bruce Rockowitz, besohet se nuk ishte me të në kohën e vdekjes së Lee por është kthyer tashmë duke shkruar një nekrologji të së ndjerës bashkë me dy bijat e tij nga martesa e mëparshme.

‘Coco ishte një person i mrekullueshëm, një kantautorë e realizuar dhe performuese e talentuar, një bashkëshorte dhe mikeshë e dashur për çdo anëtar familjeje”.

Biznesmeni kanadez është martuar të në 2011 pasi shoqëroheshin prej vitesh.

Vdekja e Lee u njoftua me një postim në rrjetet sociale, tre ditë pasi ajo kishte tentuar të vriste veten. Gruaja kishte rënë në koma dhe pas disa ditësh ndërroi jetë.

Lee ishte një artiste e njohur në Kinë e Taivan prej viteve 1990-të e 2000 teksa prej moshës 9 vjeçare ajo ishte vendosur në SHBA me nënën e saj.

Në vitin 1996, albumi i Lee ishte më i shituri atë vit në Azi.

Ajo prodhoi më tej 18 albume muzikore dhe ka luajtur në tre filma.

Në mesazhin e saj të fundit para se të vriste veten, artistja vlerësonte fansat e saj si shtylla kryesore e mbështetjes, duke thënë se po punonte shumë “për t’u rekuperuar”.

“Unë jam CoCo, të dashur. Ndjej dashurinë e mbështetjen e të gjithëve, që janë shtylla ime kryesore e forcës”, dëgjohet ajo që thotë në mesazhin e fundit, i cili është shpërndarë në rrjetin Taiwan News.

FOTO GALERI
2/5
48 vjeçarja Lee, po rikuperohej nga një operacion por raportohej se vuante nga depresioni, para se të vdiste në spitalin e Queen Mary në Hong Kong

Top Channel