Zbulohet sesi u ‘ringjall’ Madonna, pasi u gjet pa ndjenja në shtëpi me infeksionin bakterial (fotot)

06/07/2023 21:54

Madonna raportohet së fundmi se është ringjallur nga shërbimet e emergjencës me mjekimin Narcan, i përdorur nga policia e SHBA për të shpëtuar njerëzit në mbidozë drogash, para se të dërgohej në shërbimin e emergjencës me një infeksion bakterial, sipas raportimeve.

64, vjeçarja ish-ikonë e muzikës pop iu dha injeksioni për të luftuar atë që njihet si ”shoku septik”, para se të dërgohej në spital, raporton rrjeti amerikan Radar Online.

Këngëtarja është ende në krevat dhe mbetet “e dobët dhe e lodhur” pas episodit dramatik.

Sepsis është një gjendje kërcënuese për jetën e shkaktuar nga lëshimi i kimikateve “mbrojtëse” nga trupi gjatë luftimit të një infeksioni, sipas rrjeteve mjekësore.

Këto kimikate dëmtojnë indet e trupit dhe organet, duke çuar në atak ndaj organeve, dështim të tyre ose vdekje.

Këngëtarja e hitit Vogue pësoi krizën shëndetësore pas anulimit të turneut që duhet të niste më datë 15 në Vancouver, Kanada.

FOTO GALERI
2/3
Këngëtarja e hitit Vogue pësoi krizën shëndetësore pas anulimit të turneut që duhet të niste më datë 15 në Vancouver, Kanada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA