Askush nuk e kontrollon i vetëm Fininvest-in: Testamenti i Silvio Berlusconit u hap dhe themeluesi i Mediaset dhe Forza Italia kishte lënë edhe një ketër për trashëgimtarët e tij.
Shumë dashuri për ju të gjithë, por kavalieri ishte kujdesur që të mos linte pas mosmarrëveshje mes njerëzve të tij të dashur: Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora e Luigi Berlusconi. Letra i drejtohej Marina Berlusconit por ishte edhe për vëllezërit e motrat e saj.
Asnjëri prej trashëgimtarëve theksohet aty, nuk do të ketë kontrollin total mbi Fininvest SpA, një prej grupeve më të mëdha të komunikimit në botë. Dëshirat e tij të fundit u bënë të ditura para dy dëshmitarëve, avokatëve Luca Fossati dhe Carlo Rimini, me “përfaqësimin” e fëmijëve në distancë.
Për çdo rast, Fininvest, i cili kontrollon grupin televiziv dhe Mondadori, si dhe një pjesë të madhe prej 30% në Banca Mediolanum, mbetet në duart e familjes. Marina e Pier Silvio, fëmijët nga martesa e parë e ish-kryeministrit italian, do të kenë sidoqoftë më shumë kontroll me 53% të aksioneve.
Diçka, Berlusconi ka lënë dhe për partneren e tij të fundit, Marta Fascina, e cila duket do të vazhdojë të ketë një pjesë të rezidencës në vilën historike San Martino di Arcore. Në portofolin e madh të pasurive të paluajtshme, që përfshin ndër të tjera rezidencat luksoze në Karaibe, është edhe Villa Certosa në Sardenjë. Fjalët janë se ky është një asetet që fëmijët e tij e duan më pak, dhe nuk përjashtohet mundësia që të shitet brenda një periudhe të shkurtër.
Top Channel