Gazetarja e njohur e Top Channel Juli Ristani ishte në një lidhje direkte me edicionin informativ nga Metoalb, për të zbuluar të rejat më të fundit në lidhje me motin.
Para se ajo të lejonte sinoptikanen Lajda Porja të fliste për parashikimin e motit, theksoi se sot është Dita Botërore e Puthjes dhe kishte dëshirë ta ndante këtë informacion të bukur me të gjithë. Madje ajo ka përcjellë një mesazh domethënës, ku njerëzit duhet t’i japin sa më shumë dashuri, puthje dhe përqafime të afërmve të tyre. Para se të niste me parashikimin e motit, Ristani ka puthur në faqe sinoptikanen Lajda Porja, një gjë e veçantë që ndodh rrallë në lidhjet direkte.
“Përpara se të flasim për një çështje të rëndësishme siç është moti, do doja të flisja edhe një një çështje po kaq të rëndësishme që e zbulova teksa po vija drejt Metoalbit, nuk e dija as unë që sot 6 korriku është Dita Botërore e Puthjeve. Kështu që doja ta ndaja këtë informacion kaq të bukur me shikuesit tanë të nderuar pasi në përgjithësi është shënuar kjo ditë për të na kujtuar të gjithëve ne se sa të bukura dhe se sa kënaqësi të sjellin ato puthjet apo ato shtrëngimet tona me familjarët, vëllezërit, motrat, miqtë, shokët. Doja ta sillja dhe jam e kënaqur që ta ndaj me ty sepse do doja të të dërgoja një puthje nga Metoalb në shenjë miqësie. Është shënuar në vitin 2000 në Britaninë e Madhe e ka origjinën, por është përhapur në të gjithë botën dhe shënohet pavarësisht se vitet e fundit kemi dhënë më shumë puthje lamtumire me të dashurit tanë. Tani kalojmë tek moti, por unë doja ta shënoja këtë ditë duke puthur Lajdën time. Gëzuar Ditën Botërore të Puthjeve si një bashkëpunëtore fantastike e jona, është një sinoptikane kinge që gjendet me parashikimet e motit dhe që lëvron që fushë që i ngjan kaq shumë jetës sonë një herë stuhi, një herë diell, një herë erë dhe një herë qiell i kaltër”, u shpreh gazetarja Juili Ristani.
Top Channel