Ndërsa përgatitjet fillojnë në Silverstone për garën e kampionatit botëror F1 të kësaj fundjave, është ndërtuar një pistë e plotë dedikuar ekipit APXGP për të cilin Brad Pitt do të ‘garojë’ në filmin e ardhshëm të Apple.
GP e kësaj fundjave do të jetë hera e parë që xhirimet për filmin ende pa titull të Apple do të zhvillohen në një garë F1.
Mesa duket aktori amerikan nuk do të marrë pjesë në garën e së dielës, megjithatë sipas informacioneve duan që ai të futet në pistë për qëllime xhirimesh.
Filming for the upcoming #F1 movie begins at the #BritishGP this weekend, with a fictional 11th team – and its modified car – appearing at Silverstone for the first time.
Story and images: https://t.co/khKL8dyV16
— Motorsport.com (@Motorsport) July 6, 2023
Një rol aktiv para dhe pas kamerave do të jetë edhe Lewis Hamilton, i cili ka deklaruar se ky produksion do të jetë filmi më i mirë i realizuar për sportet motorike në historinë e kinemasë. Historia e filmit sillet rreth yllit të Hollivudit, i cili ka bërë një fillim mbresëlënës në karrierën e tij në F1.
Up-close and personal with APXGP 👀#F1 pic.twitter.com/o5AvJHykoM
— Formula 1 (@F1) July 6, 2023
Makina fantastike Apex GP është pajisur me 15 pozicione shtesë kamerash për të kapur të gjitha pamjet e nevojshme nga këndvështrimi i personazheve të filmit.
Përveç kësaj, është dhënë leja për vendosjen e kamerave speciale të vogla kinemaje në kutitë normale të kamerave televizive në makinat aktuale F1 në garat e këtij viti.
FIRST LOOK: Introducing APXGP, starring in an Apple Original Film#F1 pic.twitter.com/0qDe3zMicp
— Formula 1 (@F1) July 6, 2023
Top Channel