Video dramatike/ Gruaja kërkon të dalë nga avioni pasi pasagjeri ulur pranë saj ‘nuk është i vërtetë’ (video-foto)

05/07/2023 21:49

Video e një gruaje në bordin e fluturimit të linjave American Airlines po bëhet e kudondodhur në rrjet teksa kërkonte me alarm të dilte nga avioni pasi akuzonte pasagjerin e ulur në sediljen pranë saj se “nuk ishte i vërtetë”.

Në video vajza e shqetësuar shihet që ecët poshtë e lart avionit të mbushur me njerëz duke u treguar me zë të lartë pasagjerëve të tjerë se përse donte të dilte nga avioni.

“Po jua them tani, më lini të dal të zhdukem nga këtu. Kushdo mund ta besojë, ose mos ta besojë. Nuk më bëhet vonë fare!” thotë gruaja e tronditur.

“Ja ku po ja u them, ai b**tard aty, nuk është i vërtetë”.

Video më pas kap momentin kur shumica e pasagjerëve kthejnë kokën për të parë se për kë bëhej fjalë, por asgjë e qartë nuk kuptohet.

Gruaja e shqetësuar vazhdon më pas retorikën e saj armiqësore ndaj pasagjerit që beson se mund të shkaktojë një tragjedi në avion, duke thënë: “Ju mud të rrini në këtë avion dhe të vdisni me ta, por unë nuk do ta bëj”.

Por teksa ajo kthehet për ta dalë nga avioni, dëgjohet një pasagjer që i thotë me ironi: ‘Bye!’ (Mirupafshim).

@knuckelslawncare #drunkonaplane ♬ original sound – Juan Franqui


Video është regjistruar në bordin e fluturimit American Airlines që ngrihej nga aeroporti Dallas-Fort Worth, sipas rrjetit DailyMail, ku shtohej se kjo kishte bërë që fluturimi të shtyhej me dy orë.

Një përdorues në rrjetin TikTok pretendonte se gruaja “nuk ishte arrestuar edhe pse avioni ishte detyruar të zbrazej”, sipas raportimeve.

Pamjet janë shikuar më shumë se 10 milionë herë në TikTok, ndërsa komentet e gruas kishin shkaktuar si shqetësim dhe zbavitje mes përdoruesve.

“Dua të shikoj se për kë e kishte fjalën,” komentonte një person kurioz, duke shtuar: “Lol, ata të gjithë kthyen kokën për të parë, por asgjë nuk ndodhi.”

“Pyetja ime është si të gjithë mund të qëndrojnë me fytyre serioze në këtë situatë?” shkruante një tjetër.

Ndërsa të tjerë me të drejtë e krahasonin skenarin me filmin ‘Bridesmaids’ kur personazhi Kristen Wiig ishte e dehur në avion dhe niste të shihte objekte të paqena, ndoshta nga frika e fluturimit.

“Kjo po bën si Kristen Wiig,” një person: “Po luan skenën nga filmi Bridesmaids”.

Ndërsa të tjerë thanë se do të kishin bërë si gruaja e shqetësuar dhe do të dilnin nga avioni pasi nëse ka entitete “joreale” në avion atëherë “ato duhen marrë seriozisht”, sidomos ata që kishin parë filmin fantastik “Final Destination”.

“Gruaja duket shumë e shqetësuar, unë do ta kisha besuar”, shkruante një grua, duke sugjeruar se të gjithë ata që kishin parë filmin Final Destination do të kishin bërë të njëjtën gjë.

FOTO GALERI
3/4
“Gruaja duket shumë e shqetësuar, unë do ta kisha besuar”, shkruante një grua, duke sugjeruar se të gjithë ata që kishin parë filmin Final Destination do të kishin bërë të njëjtën gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA