U braktis në kosh mbeturinash nga nëna/ 60-vjeçari takohet pas gjashtë dekadash me vëllanë, detaji i dhimbshëm

04/07/2023 14:33

Një burrë i cili u braktis në një kosh mbeturinash në moshën dyjavëshe nga nëna e tij, ka takuar vëllanë e tij nga babai për herë të parë, në emisionin “Long Lost Family”.

Sipas Daily Mail, Paul Connolly, i lindur në Londrën Lindore, në vitin 1962, ishte në kërkim të familjes së babait të tij, pasi kishte kaluar fëmijërinë e tij në një jetimore, ndërsa kishte kontakte me të afërmit nga nëna.

Nëna e braktisi kur ai ishte më pak se një muajsh, ndërsa një fqinj dëgjoi të qarat e tij dhe thirri shërbimet sociale.

Pas një testi ADN-je ai zbuloi se ishte gjysmë maltez dhe falë stafit të “Long Lost Family”, ai gjeti vëllanë e tij nga babai, Frankie Peroni, 62 vjeç, i cili ndoqi të njëjtën shkollë si Paul në të njëjtën kohë.

Por ngjashmëritë e tyre me njëri-tjetrin nuk ishin ato që i lanë më të hutuar shikuesit. Nga ana tjetër, shikuesit nuk mund ta besonin moshën e Paulit, i cili ngjan shumë më i ri se mosha e tij e vërtetë, 60 vjeç.

Ata ishin të mahnitur edhe nga detaje të tjera të përbashkëta, të dyja nënat e tyre që ishin katolike irlandeze deri tek ndjekja e të njëjtës shkollë në Essex në të njëjtën kohë. Vëllezërit tani jetojnë vetëm 22 kilometra larg njëri-tjetrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA