Një atentat me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në orët e para të kësaj të marteje në Krujë.

Ramazan Sino u vra gabimisht në Larushk të Krujës pak minuta pas mesnatës, gjatë një atentati me shënjestër Gentjan Bejtjan.

 29-vjeçari humbi jetën, ndërsa janë plagosur dy nipat e tij, Alvi Bejtja, i cili po lufton me jetën në spital dhe djali tjetër i Bejtjas.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, 13-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, kurse vëllai i tij 10 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gentjan Bejtja mësohet se është person me precedent penal dhe i ka shpëtuar edhe dy herë të tjera atentateve.

Dyshohet se tre atentatorët qëlluan me armë zjarri drejt Gentjan Bejtjas dhe djalit të tij 13-vjeçar.

Sino, i cili kishte shkuar për vizitë në banesën e kunatit,  mbeti i vdekur teksa ishin në derën e brendshme të banesës.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autorëve. Brenda makinës janë gjetur tre armë kallashnikov.

Policia ka ushtruar kontrolle në tre banesa si dhe kanë shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa atentatorët janë ende në kërkim.

Top Channel