Modelja denoncon fotografin e dasmës që e filmonte fshehtas teksa ndërrohej (fotot)

04/07/2023 21:52

Ish-modelja britanike Michelle Pharo thotë se kur shikon fotot e dasmës së saj ndjehet e lumtur, edhe pse kujtimet e ditës së veçantë janë disi të njollosura nga disa episode të paparashikuara.

Fotografi David Glover, që më parë ajo konsideronte një mik, pa i treguar Michelle e kishte filmuar në momente intimiteti gjate dasmës ashtu si dhe disa vjet më herët.

Fotografi Sick Glover, kishte fshehur një kamera në dhomën e ndërrimit të nuses dhe kishte filmuar Michelle, teksa ndërronte veshjet gjatë sesioneve të tyre fotografike.

Burri pervers më pas pranoi të fotografonte dhe dasmën e saj me një çmim prej 1,500 paundë.

Por në mars të këtij viti Glover u dënua me një vit e tetë muaj burg për pesë raste spiunimi dhe ‘vojerizmi’ ndaj të paktën pesë grave në rrethana të ngjashme.

Tani Michelle, thotë se po flet ‘për të inkurajuar të tjera viktima të mundshme’ të maniakëve të tillë, qe ato të flasin e të denoncojnë.

Ish-modelja nga Essex, në veri të Londrës, thotë: “David ishte një shoku im dhe kisha besim. Fakti që ai pranoi të regjistronte dasmën duke e ditur se kishte foto të mia të zhveshura, është revoltues”.

“Unë dua të flas me vajza të tjera që mund të jenë dhe ato viktima të David.”

Michelle është shoqe me Glover me të cilin kishin punuar si modele prej moshës 20 vjeçare.

Fotografin David ato e kishin konsideruar gjithmonë si një aleat i tyre por rrjedhimisht e denoncuan për shkelje të privatësisë dhe regjistrime të marra pa dijeninë e tyre, edhe pse me punën e tij kishin avancuar karrierën e tyre të modelingut.

FOTO GALERI
1/7
Michelle Pharo thotë se kur shikon fotot e dasmës së saj ndjehet e lumtur, edhe pse kujtimet e ditës së veçantë janë disi të njollosura

Top Channel