Filmi “Barbie” ndalohet në Vietnam, arsyeja bëhet një hartë

04/07/2023 19:54

Filmi “Barbie” tashmë është bërë viral dhe pritet të fitojë miliona të ardhurash.

Premiera e këtij filmi është në 21 Korrik dhe kasti po e promovon atë përmes intervistave të shumta.

Vietnami ka vendosur të mos lejojë shfaqjen e filmit me protagonistë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Ndalimi erdhi pas një urdhri nga qeveria, ku Bordi Kombëtar i Vlerësimit të Filmit dhe ministria janë  shqetësuar për një hartë të diskutueshme, e cila shfaqet në film. Sipas Variety, ekziston një skenë që përshkruan një hartë me “vijën me nëntë pika”, e cila është një përfaqësim i pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore, për të cilën Vietnami thotë se shkel sovranitetin e saj.

Në një artikull, gazeta shtetërore e Vietnamit, Tuoi Tre, shkruan:

“Ne nuk po e licencojmë filmin amerikan “Barbie” në Vietnam, sepse ai përmban imazhin fyes të vijës nëntë pika.”

Aktorja Margot Robbie në këtë film, ka mishëruar plotësisht kukullën legjendare që luan dhe është futur aq në lëkurën e rolit sa shihet kudo me rroba rozë. Qoftë një ngjarje në tapetin e kuq për nder të filmit, qoftë jashtë biznesit dhe thjesht në rrugë apo në aeroport, aktorja e njohur nuk vishet me asnjë ngjyrë tjetër përveç rozës.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA