Tashmë është e zakonshme që këngëtarët të lëndohen nga sende të ndryshme që hidhen në skenë.
Mesa duket këngëtarja e famshme Adele e ka paraprirë këtë gjë, duke marrë një armë lodër me vete gjatë koncertit dhe i kërcënoi fansat se do i qëllojë nëse dikush hedh sende në skenë.
Këngëtarja ishte duke performuar në Las Vegas dhe në një moment, mes shakasë dhe seriozitetit ndaloi së kënduari dhe tha: Ju sfidoj, nëse më hidhni diçka, unë do ju vras! Mos i hidhni gjëra artistëve.
Reagimi komik i Adeles erdhi vetëm disa ditë pasi Bebe Rexha u plagos nga një i panjohur, pasi i hodhi një telefon duke i goditur fytyrën në një koncert në New York.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë skenën ku këngëtarja bie në gjunjë dhe anëtarët e stafit të koncertit vrapojnë ta ndihmojnë. Së fundmi Pink ka marrë një “dhuratë” të çuditshme në skenë, e cila e ka bërë të ndihet në siklet. Një fanse hodhi hirin e nënës së saj në një qese, ku ylli i popit nuk dinte si të sillej në një situatë të tillë.
Top Channel