Të lash enët dhe fëmijën njëkohësisht, aftësi apo papërgjegjshmëri? (Video)

03/07/2023 14:42

Rritja e një fëmije është një përvojë e mrekullueshme, por sfiduese. Përveçse të kujdesin për fëmijën, prindërve u duhet të gjejnë kohët për të punët brenda ose jashtë shtëpisë.

Një burrë donte t’i bënte të gjitha dhe gjeti një zgjidhje. Martín Espinoza lau enët dhe vajzën në të njëjtin vend. Si?

Teksa mamaja nuk ishte në shtëpi, babai i dy vajzave e vendosi të voglën në lavaman dhe vazhdoi me shkumimin e pjatave.

“Kur mami nuk është në shtëpi, por ti je një baba me përvojë“, shkroi ai, krahas videos që shpërndau në “TikTok”, duke i treguar ndjekësve si e gjen kohën për të bërë punët dhe mbajtur vajzat.

Por, pas publikimit, njerëzit vërshuan me kritika. Atyre u bëri përshtypje se si babai nxjerr enët nga lavamani dhe i shpëlan, ndërsa vajza vazhdon të luajë në ujin e ndotur. Ajo prek sfungjerin dhe madje fut duart në gojë.

“Lavamani është një nga vendet me sasinë më të madhe të baktereve“, “fëmijë të shkretë që lindin në shtëpi të papërgjegjshme dhe prindërit rrezikojnë foshnjat për një like”, shkruajnë disa komentues që e quajnë papërgjegjshmëri veprimin e Martín Espinoza.

Megjithatë, nuk mungojnë komentet pozitive.

“Oh, më shkrihet zemra kur shoh fëmijën, sa argëtuese që babai mund të bëjë dy gjëra në të njëjtën kohë“, komentoi një grua.

@martinespinoza24 Cuando no esta mama, pero eres un papa experimentado #papaluchon4x4 ♬ Holding out for a Hero (from “Footloose”) – Bonnie Tyler

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA