Fenomeni magjik i superhënës është rikthyer sërish këtë muaj.

Ajo u ngrit mbi qytete nga Londra në Uashington DC, ndërsa bëri kalimin më të afrët të Tokës gjatë orbitës së saj. Ky fenomen e bën hënën të duket shumë më të madhe dhe më të ndritshme se zakonisht.

Duke nisur nga sonte, do të ketë më shumë shanse për të parë superhënën. Superhënat janë një pjesë krejtësisht normale e ciklit hënor. Kjo ndodh kur hëna është në pikën më të afërt me Tokën, ndërkohë që është e plotë.

Një hënë e plotë ndodh një herë në çdo cikël hënor, e cila zgjat 29.5 ditë, dhe pika e saj më e afërt me Tokën është rreth 360,000 kilometra larg. Kjo për shkak se hëna udhëton në një shteg eliptik rreth shtëpisë tonë dhe jo saktësisht rrethore, që do të thotë se ndonjëherë është më afër dhe nganjëherë më larg.

Superhënat ndodhin disa herë në vitm ndërsa tjetra pritet të ndodhë më 1 gusht, 31 gusht dhe 29 shtator.

Superhëna mbi Los Anxhelos të dielën mbrëma. Foto: AP

Çfarë dimë për superhënën e kësaj jave?

Ngaqë po ndodh në muajin korrik, ajo njihet si superhëna e Buck. Kjo për shkak se çdo hënë e plotë merr një emër në varësi të muajit në cilin muaj ndodh; si hëna e Ujkut të janarit, hëna e borës së shkurtit dhe hëna e luleshtrydheve të qershorit .

Hëna Buck ka marrë këtë emër prej brirëve të drerit, të cilat rriten të reja në këtë kohë të vitit, pasi kanë hequr palën e tyre të mëparshme gjatë pranverës. Nëse nuk e keni parë të dielën mbrëma ose të hënën në mëngjes, koha më e mirë për të parë sërish është sonte.

Por do të jetë gjithashtu e dukshme për disa netë të tjera, pasi superhënat duken rreth 14% më të mëdha dhe 30% më të shndritshme në krahasim kur një hënë e plotë është në pikën e saj më të largët nga Toka.

Nuk do t’ju duhet një teleskop apo ndonjë pajisje tjetër e specializuar për të parë superhënën, pasi mund të shikohet me sy të lirë.

FOTO GALERI
2/5
Hëna pas kështjellës së Wernigerode pranë maleve 'Harz', Gjermani. Foto: AP

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA