Modelja shpërndan teorinë se ‘njerëzit në fakt nuk vdesin kurrë’ dhe ndjekësit e saj ‘tmerrohen’ (fotot)

03/07/2023 21:33

Tema e vdekjes dhe jetës së përtejme është diçka me të cilën të gjithë magjepsen së fundmi. Por a ka në të vërtetë një të tillë, dhe çfarë është vdekja? Një nga teoritë se njerëzit nuk vdesin kurrë, po tmerron njerëzit ne internet.

Nje teori e një fizikanti se njerëzit nuk vdesin kurrë dhe se mund të kenë kaluar disa apokalipse tokesore pa e kuptuar, po bëhet virale në rrjetin TikTok, duke i lënë njerëzit me një dozë madhore “frike ekzistenciale”.

Influencuesja e njohur si @joli.artist – e cila poston shpesh teori konspiracioni apo ide të largëta fizike kuantike, komenton së fundmi për “pavdekshmërinë kuantike”, sipas fizikantit amerikan Hugh Everett, që flet për ‘botë të shumëfishta’, shume dimensionale.

Everett foli teorinë e tij rreth 60 vjet më parë, origjina e së cilës është nga ekuacionet matematike të Schrodinger.

Kjo është në fakt shkencë e komplikuar, por në thelb sugjeron se ka miliarda botë e realitete dhe teksa ne vdesim, “transferohemi” në botën e ardhshme.

Joli sugjeron se bazuar në këtë teori, “ne nuk vdesim kurrë” dhe se bota mund të kishte marrë fund në shumë raste, edhe pa e ditur ne”.

Duke hyrë në detaje për teorinë, ajo shpjegon: “Sa herë që ne vdesim në një univers, ndërgjegjia jonë transferohet në një univers tjetër ku vijon të mbijetojë”.

Sipas Joli, në këtë realitet alternativ ne nuk kemi kujtime të jetës së mëparshme por vetëm disa detaje.

Duek iu refruar fenomenit të njohur si “Efekti Mandela”- kur njerëzit kanë një kujtesë kolektive të shtrembëruar apo të ndryshuar qëllimisht nga nxitjet e jashtme, ajo thotë më tej: “Kështu që pasi ndodh një apokalips i padukshëm për të pandërgjegjshmit, ne zgjohemi në një realitet të ri, dhe e gjejmë veten duke folur sesi kanë ndryshuar gjërat pa e kuptuar”.

Dhe rrjedhimishst thjesht sugjerimi si bota mund të ketë kaluar disa apokalipse pa e kuptuar nga njerëzit, i la përdoruesit të tmerruar.

Por si për të shtuar më shumë dhimbjen, Joli shtonte: “Nuk më besoni? Atëherë, ka rreth 65 milionë vjet që kur supozohet se asteroidi zhduku dinosaurët”.

“Domethënë ka 65 milionë vjet që asnjë asteroid tjetër nuk ka goditur tokën për të na zhdukur?”

“Pa unë them se toka apo jeta gjithmonë mund të zhduket por ndërgjegjia jonë, që është hyjnore dhe pjesë e një të entiteti të vetëm, vijon të transferohet në universe paralele, në një tjetër, apo në një tjetër”.

“Me aq sa dimë unë apo ju,, një apokalips mund të ketë ndodhur edhe mbrëmë, nuk duhet të kemi frikë nga asgjë ….”

“Ika, jo sot këto,” shkruante një përdorues në përgjigje të videos.

“Ok, unë po tmerrohet se nuk jam tip i këtyre konspiracioneve, edhe pse çuditërisht nuk duket se flet budallallëqe”, shkruante një tjetër.

Edhe një i tretë ishte dakord: “Mendimi që të mos kesh mundësi të vdesësh kurrë është shumë tragjik, më sjell dhembje koke, sot nuk merrem më me internetin”.

FOTO GALERI
1/3
@joli.artist – e cila poston shpesh teori konspiracioni apo ide të largëta fizike kuantike, komenton së fundmi për “pavdekshmërinë kuantike”

Top Channel