Ftesë në 5/ I kërkoi para për kancerin të atit që e braktisi, modelja mes lotësh: S’më besoi

03/07/2023 18:38

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar modelja e “She’s On Top” Santana Maloku.

Ajo rrëfeu fëmijërinë e vështirë, nga braktisja e të atit kur ishte vetëm 2 vjeç tek tentativa e gjyshit për ta dërguar në jetimore për shkak të komenteve paragjykuese nga njerëzit në Gjakovë.

Santana zbuloi sot se u bë shkak një fjali që ajo i tha në vesh gjyshit që ky i fundit të ndërronte mendje dhe ta mbante në shtëpi.

Deri në moshën 7 vjeçare ajo u rrit me idenë se nëna dhe gjyshi ishin prindërit, duke menduar se e ëma ishte motra e saj e madhe.

Santana zbuloi se takimin e parë me të atin e pati kur mbushi 18 vjeç dhe pas atij takimi, pati një telefonatë që shkëputi përfundimisht marrëdhëniet me të.

“Pas u shërua mami nga kanceri, 2 vjet më vonë u diagnostikova unë sepse e kisha të trashëguar nga ajo. Mami nuk e di, por unë e telefonova babin për ti këkruar një shumë parash që më duhej për operim.

Ishte shanci i parë dhe i vetëm që ai mund të tregonte se ishte babi im dhe donte të më kishte, por s’ e bëri dhe prej atij momenti s’ du me e pa mo.

S’ më besoi që isha sëmurë, më tha që isha tu rrejt. Në atë kohë më kanë ndihmuar njerëz të tjerë…”, tha e emocionuar ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA