Foto/ Era Istrefi konfirmon lidhjen, shfaqet dorë për dore me futbollistin

03/07/2023 18:39

Këngëtarja Era Istrefi ka kofirmuar lajmin se është në një lidhje dashurie me futbollistin nga Kosova.

Prej pak kohësh po flitej për lidhjen e mundshme mes dyshes, ku Era i dha fund zërave, duke postuar disa foto në Instagram me Armir Rrahmanin.

Fotoja e tyre ndodhet mes një “galerie”, ku këngëtarja na tregon se ata ishin bashkë duke ndjekur një garë të Formula 1, në Itali.

Përveç selfies, ajo ka publikuar edhe një foto ku duken duart e njëri tjetrit të bashkuara.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

“Zonja Ferrari”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotove.

Rrahmani përveç se është kapiten i përfaqësues së Kosovës, aktualisht luan edhe në ekipin italian Napoli që këtë vit u kurorëzuan me titullin e kampionit në Serie A.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel