Kush do ta kishte menduar që edhe filmi Barbie do të ishte fyes dhe politikisht jo korrekt.
Në botën perëndimore zhurma rreth filmit Barbie që pritet të ketë premierën këtë muaj, po bëhet çdo ditë e më e fortë, por jo në Vietnam. Atje filmi është ndaluar të shfaqet. Arsyeja?! Filmi është politikisht jo korrekt me vendin në fjalë.
Sipas Spiegel, Barbie tregon në një nga skenat e filmi për atë që njihet si “linja me nëntë viza” në formë U-je që përdoret në hartat kineze për të ilustruar pretendimet e Kinës mbi zonat e gjera të Detit të Kinës Jugore që janë të pasura me burime, duke përfshirë dhe pjesë të asaj që Vietnami e konsideron si shelfin e tij kontinental.
Kjo nuk është hera e parë që Vietnami ndalon shfaqjen e një filmi për të njëjtën arsye. Filmi aksion “Uncharted” me Tom Holland gjithashtu u ndalua vitin që kaloi për të njëjtën arsye.
Në vitin 2021 tetë episodet e serialit të Netflix, “Pine Gap” u ndaluan për të njëjtën arsye. I radhës por jo i fundit me sa duket është filmi ku protagonistë janë Margot Robbie dhe Ryan Gosling që ishte parashikuar të kishte premierën në të gjitha kinematë e Azisë Juglindorë më 21 korrik.
“Barbie” tregon historinë e kukullave Barbie dhe Ken, të cilat janë shumë të lumtura në botën plot ngjyra dhe në dukje të përsosur në Barbieland, deri kur ato “transportohen” në botën reale. Aty gjithçka ndryshon.
Top Channel