Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re
Kërcënimet nga zjarri dhe shqetësimet mjedisore kanë bërë që disa qytete të SHBA të heqin dorë nga fishekzjarrët tradicionale të 4 korrikut për t’i zëvendësuara me dronë.
Salt Lake City në Utah provoi mënyrën alternative të festimit të Ditës së Pavarësisë të shtunën me shfaqjen e saj të parë me dron, sipas CNN.
Kryebashkiaku i qytetit, Erin Mendenhall tha në një njoftim për shtyp se formati i ri shënonte një përpjekje për të minimizuar “rrezikun e lartë të zjarrit” të zonës dhe për të pakësuar problemet e cilësisë së ajrit të shkaktuara nga mjetet piroteknike.
“Ndërsa temperaturat rriten dhe rreziku nga zjarri rritet, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për cilësinë e ajrit dhe potencialin për zjarre”, tha Mendenhall në njoftim.
Utah ka mesatarisht 800 deri në 1000 zjarre çdo vit, sipas Departamentit të Sigurisë Publike në Utah. Vendi fqinj i saj, Kolorado gjithashtu në sezonin e zjarreve, mori një vendim të ngjashëm këtë vit për 4 korrik.
“Kalimi nga fishekzjarrët tradicionalë te dronët nuk ishte një vendim i lehtë dhe i bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë rritjen e rrezikut nga zjarri të nxitur nga ndryshimet klimatike”, deklaroi qeveria e qytetit përmes Facebook .
Më larg në perëndim në Kaliforni, komunitete të tjera si Liqeni Tahoe , La Jolla dhe Ocean Beach gjithashtu zgjodhën të organizojnë ngjarjet me dron.
Pronari i kompanisë së dronëve që trajton shfaqjen e dritës La Jolla në San Diego County tha se La Jolla dhe Ocean Beach po provojnë një mënyrë të re për herë të parë për të festuar Ditën e Pavarësisë.
Jeff Stein, i cili drejton Drone Studios me bazë në Kaliforni , shtoi se La Jolla kishte kaluar pa fishekzjarre për pesë vitet e fundit.
Top Channel