Kanadaja ka vendosur të ndalojë testimin e kozmetikës tek kafshët , duke iu bashkuar një numri vendesh të tjera dhe shteteve amerikane për ta nxjerrë jashtë ligjit këtë praktikë.

Projektligji parashikonte ndalimin e  testimit të produkteve kozmetike mbi kafshët dhe shitjen e produkteve që mbështeten në të dhënat e testimit tek kafshët, sipas CNN.

Sipas informacioneve testimi i produkteve të kozmetikës te kafshët kryhej rrallë në Kanada.

Kanadaja do t’i bashkohet radhëve të Bashkimit Evropian, Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Koresë së Jugut, të cilat e kanë ndaluar testimin kozmetik te kafshët.

Një total prej 44 vendesh kanë miratuar ligje që ndalojnë testimin e produkteve kozmetike tek kafshët, sipas Humane Society International .

10 shtete në SHBA e kanë ndaluar: Nju Jork, Virxhinia, Kalifornia, Luiziana, Nju Xhersi, Maine, Havai, Nevada, Illinois dhe Maryland.

“Mbrojtja e kafshëve, tani dhe në të ardhmen, është diçka për të cilën kanë kërkuar shumë kanadezë dhe diçka që ne të gjithë mund ta festojmë”,  tha ministri kanadez i Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos në njoftim.

Publikimi shtoi se Health Canada po punon gjithashtu për të identifikuar “alternativat efektive të testimit të kafshëve” jashtë botës kozmetike.

Projektligji u lexua për herë të parë në Dhomën e Komunave në prill dhe mori pëlqimin mbretëror më 22 qershor.

Testimi kozmetik ka përfshirë historikisht “teste toksiciteti” në të cilat kafshët fokusohen të konsumojnë ose thithin kimikate të caktuara, ose të aplikojnë kimikatet në lëkurën ose sytë e tyre.

Përveçse janë të panevojshme dhe mizore, testet e kafshëve janë gjithashtu më pak efektive në krahasim me format më të reja të vlerësimit si modelimi kompjuterik ose testet që përdorin qelizat njerëzore, sipas Humane Society International.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA