
Erling Haaland është një nga sulmuesit me të mirë në botë, një “bomber” që ka fituam simpatinë e miliona fansave të futbollit me cilësitë e tij.
Pas triumfit të trefishtë me Manchestre City-n, gjiganti norvegjez e ka merituar një periudhë të gjatë pushimesh.
Ditët e fundit ai është arratisur në Ibiza, ku është fotografuar në shoqërinë e një personazhi që mori famë gjatë Botërorit “Katar 2022”.
Bëhet fjalë për modelen kroate, Ivana Knoll, e cila u mori mendjen sheikëve gjatë Kupës së Botës.
“Ylli” norvegjez, autor i 52 golave gjatë sezonit që sapo u mbyll, shfaqet plot buzëqeshje krah bukuroshes ballkanase, e cila ndiqet nga plot 3.3 milionë persona në Instgram.
Të jetë një takim i rastësishëm, apo ka është ndezur një shkëndijë mes futbollistit të famshëm dhe modeles kroate?
Top Channel