Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë mbrëmjes së kësaj të shtune, pasi makina ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një lokali.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur dy persona, babë e bir, 50-vjeçari Ç. B. dhe 25-vjeçari D. B.

Dy të lënduarit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal.

Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel