“Nga 3,362 targa të skanuara, 392 janë debitore”/ Gonxhja thirrje drejtuesve të mjeteve: Mos qarkulloni pa kolaudim, siguracion dhe pa shlyer taksat!

30/06/2023 18:45

Vetëm brenda një turni monitorues një ditor në Tiranë, në zonat Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë, Makina Inteligjente e DPSHTTR nga 3,362 targa të skanuara, ka zbuluar 392 prej tyre janë debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, dhe 11.6% me detyrime të pashlyera.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të mos qarkullojnë pa kolaudim, pa siguracion dhe pa shlyer taksat.

“Parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, mjete të pakontrolluara teknikisht, evazion fiskal, pabarazi, minim të sigurisë rrugore, mosmbulim dëmesh nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh!

Qëllimi kryesor i projektit është evidentimi i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë në kundërshtim me rregullat, mjetet që duhet të ishin çregjistruar dhe nuk kanë kthyer targat (amnistitë e mëparshme fiskale), që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve (pa licensa/jashtë afateve apo linjave të caktuara), analizimi në funksion të masave dhe raportimi i menjëhershëm në organet e kontrollit rrugor (Polici Rrugore, Polici Bashkiake dhe Task Forca e Transportit Rrugor) paralel me informimin e qytetarit/subjektit posedues të mjetit rrugor përmes platformave online! Synim urgjent është ndërgjegjësimi publik mbi përgjegjësitë e detyrimet periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor dhe rritja e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve!

Investimi përfshin pajisje 🥇 të konceptuara për të lexuar targat e mjeteve në qëndrim ose në lëvizje me të dhëna si data, ora dhe koordinata të vendndodhjes, integruar me pajisje mobile, të cilat përmes programeve të instaluara do të bëjnë të mundur zbulimin në kohë reale të pamjes dhe të dhënave mbi mjetin, në standarde të certifikuara sigurie!”- tha Gonxhja.

Aktualisht, për evidentimi i situatës reale për drejtuesit e mjeteve rrugore, DPSHTTR po përdor “Sisteme SMART për automatizim të monitorimit rrugor në lëvizje, si dhe eMonitorim 2, me teknologjinë më të re amerikane”- njoftoi Gonxhja.

FOTO GALERI
8/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA