Vende pune dhe pagesa të majme, si Rusia “josh” afrikanët për t’iu bashkuar radhëve ruse në luftën ndaj Ukrainës, të paktën 55 ganezë kanë humbur jetën
Një video në rrjete sociale tregon minutat e fundit të jetës së bankieres ruse, Kristina Baikova, e cila vendosi të hidhej nga kati i 11-të i ndërtesës.
Policia nisi hetimet ku rezultoi se Kristina kishte organizuar një festë për shoqërinë në banesën e saj, më 24 qershor natën kur ndodhi ngjarja.
Mes të ftuarve ishte edhe i dashuri i 28-vjeçares, Andrej me të cilin dyshohet se kishte nisur lidhjen vetëm pak javë më parë.
Pas disa orësh, të ftuarit vendosën të shkonin në klubin e natës, duke lënë vetëm Kristinën dhe Andrejn.
Sipas mediave lokale, vajza papritmas filloi të qante në mënyrë histerike, më pas dyshohet se u hodh në këmbët e Andrejt duke mërmëritur diçka të pakuptueshme. Më pas, ajo shkoi në tarracë duke u mbajtur në skajin e murit.
Situata ka zgjatur rreth 15 minuta, gjatë së cilës Andrej i mërzitur ka tentuar ta bindë të kthehet në banesë.
“Eja shpirt! Të premtoj se do të jemi mirë”, dëgjohet duke thënë. I riu përsërit se e do dhe se do të martohen e do të kenë fëmijë. Momenti është filmuar, për arsye që ende nuk dihen. “Ma jep dorën”, dëgjohet duke u lutur ai.
Kristina i thotë se është njeri i dobët dhe se nuk është e denjë për të.
Në një moment, i riu ka hyrë në dhomën tjetër për të hapur dritaren për të kapur vajzën, por teksa është afruar ka dëgjuar një britmë të tmerrshme dhe zhurmën e një goditjeje.
Kristina mbeti e vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pas hetimeve u konstatua se ajo ishte duke marrë ilaçe hormonale të cilat mund të kenë ndikuar në gjendjen e saj emocionale. Nën hetim është edhe Andrej i cili për 15 minuta filmoi ngjarjen.
Top Channel