“Ça llokumi…”/ Granit Cana ‘rrëfehet’ për “Pushime On Top”: Ja si e dua vajzën e zemrës

30/06/2023 20:47

Ish-sportisti, modeli dhe njëherazi ish-konkurenti i Big Brother Vip Albania, Granit Cana, ka treguar për “Pushime on Top” se është në kërkim të dashurisë.

Ngacmimit të moderatores Lei Kraja se si e donte femrën e zemrës, Cana iu përgjigj me batutë “brunetta…”. Megjithëse e shpreh hapur dashurinë e tij për gjuhën franceze, kur vjen puna tek partnerja modeli thotë se s’ka më mirë se femrat shqiptare. “Janë llokum”.

Pjesë nga biseda:

Lei Kraja: Ju thash, po kërkoj çuna të bukur dhe gjeta Granit Cana.

Graniti: Mirëmbrëma.

Lei Kraja: Kur erdhe ti?

Graniti: Kemi ardhur prej gati dy orësh.

Lei Kraja: Granit, ke gjetur nonjë të dashur apo akoma single je?

Graniti: Akoma duke kërkuar jemi.

Lei Kraja: Si e do femrën e zemrës?

Graniti: Brunetta…

Lei Kraja: Dëgjo, vera gjithmon premton dashurira të bukura kështu që nuk i dihet këtë verë mund të gjesh një dashuri.

Graniti: Ka ndodhur, ka ndodhur… kanë ardhur edhe të jashtëm shumë, ta shohim. Kanë ardhur mërgimtarët. Takova disa francezë dhe fillova të flisja me ta, thash me vete ohh sa më kishte munguar të flas frengjisht.

Lei Kraja: Dmth edhe nga Franca mund ta konsiderojmë?

Graniti: Vallahi jo, më mirë se gocat shqiptare nuk ka.

Lei Kraja: Aiii të ngjit, a ta hangsha zemrën.

Graniti: Ça llokumi…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA