Mitrovica e Veriut i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës. Një të tillë e ka konfirmuar asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli.

Ajo ka shkrua se sot në Kuvendit Komunal është votuar pro këtij vendimi dhe se bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat, raporton KosovaPress.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 23 prill, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA