Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook ditën e sotme, ka ndarë pamje të kantierit në aksin Elbasan-Qafë Thanë, të përfundimit të fazës së parë.
Gjithashtu Rama tha se kanë përfunduar nënkalimet dhe janë realizuar 60% e veprave të artit.
Sipas Kryeministrit ende vijon puna intensive për rrugën interurbane me katër korsi, rrugë kjo e cila pritet të përfundojë në vitin 2027 lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë etj, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit.
“Dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit, e ku puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit”, shkruan kryeministri Rama.
Top Channel