Art mbi tekstet e lajmeve/ Gazetari i Top Channel Ilir Paço hap së shpejti ekspozitën e tij “Shtypja e lirisë”

29/06/2023 19:52

Pak mund ta dinë anën e fshehur artistike të gazetarit të mirënjohur të Top Channel Ilir Paço.

Përgjatë 30 minutëshit të moderimit, ai ka mjaftueshëm kohë të pikturojë skica mbi kokat e lajmeve, duke krijuar kështu ditaret e tij artistike. Një arratisje nga realiteti e kanë parë këtë miq dhe kolegë të tij, përkrah formimit artistik si një ish-nxënës i Liceut për pikturë.

“Ajo që m’u duk mua interesante, ishte fakti që ai që lexon kokën e lajmit, shikon edhe kokën e lajmit dhe datën poshtë dhe thotë ‘kjo ngjarje paska ndodhur në këtë datë”, tregon Paço.

“Pasqyron realitetin, brenda realitetit që ka lajmi. Mundohet të arratiset, të ikë nëpërmjet skicave, pikturave të vogla, vizatimeve”, thotë gazetari Enton Abileka.

“E ke parasysh kur je në orar pune dhe thua të iki në plazh… ai i ka të gjitha peisazhet kisha të vjetra. Është ëndrra e interpretuar me sy hapur”, shprehet kuratorja Albana Kozeli.

Por si jetojnë brenda tij këto dy identitete, shpirtit të lirë te artistit dhe seriozitetit që të imponon tavolina e lajmeve të përditshme?

“Duke para ato, Albana gjente interpretime të ndryshme në kokat e lajmit. Në një shikim të parë, duket sikur nuk kanë asnjë lidhje me atë… ne mund të themi lloj lloj interpretimesh. Idiotësitë më të mëdha në botë i dëgjojnë tablotë e varura në muzeume”, thotë Paço.

Të gjitha këto komente mbi artin e tij, Ilir Paço I dha në një diksutim me artiste te rinj në Qendrën për Hapje dhe Diagol duke i paraprirë ekspozitës së tij ‘ Shtypja e Lirisë’, e cila do të celet më 14 shtator në hollin e kryeministrisë, e kuruar në formën e instalacionit, dhe me elementë të artit pop.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA