“Albania Guitar Festival”/ Artistët në ndalesën e radhës në Shkodër

29/06/2023 12:43

Në rrugëtimin e tij nëpër Shqipëri, Festivali i Kitarës, ndalesën e radhës e kishte në Shkodër.

Festivali që prej tre qershorit shëtit nga Tirana në rrethe me artistë vendas e të huaj, synon të promovojë e trashëgiminë kulturore, harmonisë fetare dhe vlerat muzikore.

Shqipëria po bën një progres të mire edhe sa i përket turizmit muzikor thotë drejtuesi artistik i festivalit dhe me ardhjen edhe të artisteve me famë botërore po kthehemi në një qendër të rëndësishme në rajon.

Në këtë edicion të shtatë pjese e festivalit janë bërë , artistë nga Austria, Italia, Spanja dhe Danimarka.

Top Channel