Xhirimet në juglindje të Shqipërisë, zbulohen prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”

28/06/2023 16:58

Filmi “Në kuadër të dashurisë” është duke u xhiruar momentalisht në qytetin e Korçës. Gjatë ditës së djeshme ju kemi zbuluar pak nga prapaskenat gjatë xhirimit të filmit, por nuk e kemi lënë vetëm me kaq.

Ju kemi treguar më shumë mbi një skenë specifike dhe në dukje mjaft qesharake…Xhirimi në një stallë derrash, me aktorë Besmir Bitrakun dhe Sara Hoxha. Një tjetër aktor që shihej teksa ndërvepronte me ta, ishte dhe Roerd Toçe.

Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh janë duke punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku. Së fundmi Drejtori i Fotografisë Rezart Gurashi ka publikuar disa foto ku duket një pjesë e stafit gjatë xhirimit të “Në kuadër të dashurisë”…

Ndërkohë së shpejti do të publikohen dhe imazhe dhe video të tjera nga aktorët dhe skenat e filmit. Qëndroni në pritje për të mos humbur asgjë!

FOTO GALERI
1/6

Top Channel