Kurti viziton tre policët e liruar nga Serbia për Bajram: I falënderova për qëndresën e tyre

28/06/2023 20:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot për festën e Kurban Bajramit ka vizituar tre policët e liruar dy ditë më parë nga autoritetet e Serbisë që ishin rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor.

“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai më tej ka shkruar se gjatë vizitës në Podujevë dhe Mitrovicë ka falënderuar policët dhe familjet e tyre.

“Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”, shprehet Kurti.

Tre policët e rrëmbyer nga forcat e Serbisë u liruan në 26 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA