Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Derisa ka uruar të gjithë qytetarët për festë, Kurti falënderoi edhe myftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame për angazhimin në vazhdimësi.

Gjatë vizitës në BIK, Kurti duke diskutuar me Myftiun e Kosovës, është shprehur se pas vizitës në Londër, në Kosovë po e pret një punë e madhe.

Kryeministri ka përmendur edhe lirimin e tre policëve të vendit, me ç’rast ka marrë shembullin e xhevahirit, duke thënë se prej presionit të madh është bërë edhe xhevahiri.

Kurti ka njoftuar se do t’i vizitojë policët e liruar, të cilët më 14 qershor janë arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA