Policia e Shtetit ka bërë publike pamjet e filmuara nga kamerat operacionale dhe dronë gjatë operacionit të 20 Qershorit në kampin e MEK.
Nga droni, u fiksuan edhe momentet kur u dogjën disa letra të dyshuara dokumente. Pyetja që u ngrit natyrshëm ishte se çfarë po tentonin të fshihnin pjesëtarët e organizatës MEK me aq nxitim në momentet e kontrolleve?
Dihet se ata u strehuan në Shqipëri bazuar mbi disa kushte, të cilave duhet t’u qëndrojnë. Të dhënat hetimore zbulojnë veprimtari që cënojnë këto kushte, duke ekspozuar Shqipërinë ndaj sulmeve terroriste.
“Kanë qenë kushte të pranuar prej tyre, që s’duhet të anagazhohen në veprimtari publike, politike. Duhet të jenë transparentë me qeverinë për financat dhe përdorimin e tyre. Nuk duhet të angazhohen në veprimtari për të zgjeruar anëtarëisnë e tyre, këto janë kryesorët që rezulton se nuk janë përmbushur prej tyre”, u shpreh Zv. Ministri Mahila.
“Të paktën nga hetimi që kemi bërë dhe nga dijeni ime nuk di të ketë një marrëveshje të mirëfilltë midis shtetit shqiptar dhe një shteti tjetër, di të them që ka pasur një negocim me UNCHR me qeverinë shqiptare, ku ajo merrte përsipër akomodimin, i vetmi dokument zyrtar kishte të bënte me marrje përsipër të të drejtave për të deklaruar që mos kryejnë veprimtari politke e penale”, tha ish-prokurori Beci.
Ajo që bën përgjegjës shtetin shqiptar dhe politikën është heshtja në të shkuarën përballë veprimtarive të mirëfillta politikë të opozitës iraniane. Në Tiranë, është mbajtur edhe Kongresi i muxhahedinëve me pjesëmarrjen edhe të politikanëve shqiptarë të të dy krahëve, që sot zbulohet si shkelje e hapur. Këtu, nuk duhet të harrojmë edhe disa raporte sekrete të konsultuara nga Inside Story që flasin për hetimin prej vitesh të disa elementëve për veprimtari të dyshimta. Këto dosje, nuk kanë lidhje me hetimin e fundit. Çuditërisht ato janë pushuar nga prokuroria.
“Aty kishte korridore të shumta informacioni, brenda kampit mund të kishte të infiltruar nga garda revolucionare apo nga ministria e infrastrukturës e Iranit, brenda kampit mund të kishte persona që kërkonin destabilitet, mund të bëheshin armiqësorë me repartin e Shqipërisë për arsye politike, duke pasur parsaysh historinë e org që ka qenë problematike në Irak në Ashraf 1, ne kishim vlerësuar çdo info që vinte në lidhje me këtë situate”, u shpreh Beci.
Top Channel