
“Veprimet e tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja të dëmshme”/ SHBA-ja shpreh shqetësim për mbylljen e Qendrave serbe për punë sociale në veri në Kosovë
23/02 10:41
Djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç ishte pjesëmarrës ditën e sotme në Manastirin e Graçanicës, nga ku ka përcjellë një mesazh me anë të bluzës së tij.
“Dorëzimi nuk është opsion”, kishte të shkruar i biri i Vuçiç në bluzë, teksa përshëndeste të gjithë serbët që morën pjesë në festë.
Në bluzat e shumë të rinjve serbë u panë mbishkrime nacionaliste “Nuk e japim djepin e Serbisë”.
Qytetarët e mbledhur serb në Graçanicë u shpërndanë pas përmbylljes së liturgjisë në manastir.
Ndërkaq, për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë u shënua në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës.
Top Channel