Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Katër adoleshentë janë proceduar penalisht pasi zhvendosën dhe zbrazën në rrugë koshat e mbetjeve urbane gjatë mesnatës, duke ndotur ambientin dhe prishur qetësinë për banorët e lagjes në Gjirokastër.
Specialistët e Policisë së Gjirokastrës i referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për tre 15-vjeçarë dhe një 17-vjeçar, pasi dje në orët e vona të natës, në lagjen “Granicë”, kanë zhvendosur dhe zbrazur në rrugë koshat e mbetjeve urbane të qytetit, veprim i cili ka shkaktuar ndotjen e ambientit dhe prishjen e qetësisë për banorët përreth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel