Humbet bursën, ‘zhduken’ dokumentet që dorëzoi në shkollë! Drejtoresha e shkollës e kërcënon me proces gjyqësor nëse rasti del te “Fiksi”

27/06/2023 20:40

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nxënësi të shkollës profesionale “Steliano Bandilli” në Berat, i cili ankohej se këtë vit nuk ka marrë paratë e bursës.

Ai tregon se ka dorëzuar dokumentet në shkollë, është lajmëruar njëherë se e ka përfituar bursën ka shkuar të interesohet, por lekë në llogari nuk ka pasur.

Klajdi tregon se familja e tij jeton vetëm me një ndihmë ekonomike dhe i kishte të domosdoshme paratë e bursës.

“Kur shokët e mi morën lekët aty kuptova se kishte një problem, deri atëherë më kishin thënë se isha fitues i bursës”, thotë Klajdi.

Fiksi solli ballafaqimin mes drejtoreshës së shkollës dhe nxënësit, ajo i thotë në fillim se nxënësi është fitues dhe të shkojë në bashki. Por kjo e fundit fajëson shkollën pasi në listë prezencën e çuar në bashki nga drejtoria e shkollës emri i Klajdit nuk figuron. Kjo pasi për këtë nxënës në bashki nuk është dorëzuar dokumentacioni përkatës gjë që e penazilon të fitojë bursë.
Nxënësi tha për Fiksin se të gjitha dokumentet i ka dorëzuar në sekretarinë e shkollës, por që nuke di se çfarë ka ndodhur me të më pas.

Edhe në një ballafaqim që nxënësi ka me sekretaren e shkollës kjo e fundit i thotë se ai nuk i ka dorëzuar dokumentet në sekretari, por i ka dorëzuar vetë në bashki, gjë të cilën nxënësi e mohon.

Ndërkohë drejtoresha e shkollës, Kozeta Nushi, në një intervistë për Fiksin tha se nxënësi nuk i ka dorëzuar dokumentet dhe se ai do përfitojë vetëm lekët e udhëtimit të cilat akoma nuk janë hedhur për asnjë nxënës që jeton më shumë se 5 km larg shkollës.

Por tjetër gjë ndodh në telefonatën që drejtoresha i bën mamasë së djalit.Ajo i thotë se për këtë pretendim që po ngrenë po gënjejnë ndaj dhe do merret me ta ligjërisht nëse kjo gjë del te Fiksi.

Për gazetarët drejtoresha ka një tjetër qëndrim ajo premton se paratë do ja japin mësuesit djalit nëse këto dokumente janë tërhequr, gjë të cilën familjarët ja vërtetuan por pretendimet e drejtueses vazhduan. Ende edhe sot paratë nuk i kaluan ende nxënësit.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA