Këngëtari Noizy ka zbuluar disa momente nga projekti i tij me ish konkurrenten e Big Brother VIP, Jori Delli.

Ata janë pjesë e një klipi muzikor, ndërsa janë në bregdet të veshur të dy me të bardha.

Noizy zbuloi se kënga që pritet të publikohet së shpejti mban titullin “Send me your location” dhe do të jetë në bashkëpunim me reperin italian, Sfera Ebbasta.

Më parë gjatë një interviste, Jori u ngacmua me disa pyetje pikante në lidhje me raportin që ka me Noizyn, por ajo iu përgjigj me sinqeritet, duke sqaruar se marrëdhënia e tyre ka qenë vetëm për punë dhe shumë profesionale.

Nuk ka pasur asnjë gjë mes tyre dhe thekson se ajo nuk është nga ato vajza që bëhet për vete nga një mashkull për tre ditë, aq sa zgjatën xhirimet e klipit.

Këngëtari pritet të zhvillojë Alpha Show II më katër gusht, ndërsa ka publikuar pesë këngët e para nga ALPHA.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel