Burri grabit të renë me armë, më pas i kërkon ‘të dalin bashkë’ në Facebook (fotot)

27/06/2023 18:15

Një e re pretendon se është grabitur me armë nga një i ri jashtë shtëpisë se saj, i cili më pas e kishte kontaktuar në rrjetet sociale duke i kërkuar të dilnin bashkë “për të pirë diçka”.

Sipas Amber Beraun, grabitësi i saj Damien Boyce kishte ofruar të paguante dëmshpërblim për grabitjen pasi ajo ishte “shumë e bukur” dhe në mesazhin në Facebook e pyeste nëse dëshironte të dilte “për t’u relaksuar me të”.

Komentues në rrjet komentonin se ‘nëse kërkon të njihesh me një vajzë nuk është mirë që ta mbash peng me armë dhe më pas t’i marrësh paratë’.

Amber thotë se ishte duke marrë postën jashtë shtëpisë së saj në Indianapolis, SHBA më 8 maj, kur dikush iu afrua dhe e kërcënoi me armë.

Ajo thotë se burri e detyroi t’i jepte të gjitha paratë, por më pas i kërkoi ta bënte “shok” në  Facebook. Më pas nën një mesazh ai i thoshte se është ‘tepër bukuroshe për t’u grabitur’ dhe i kërkonte nëse donte ‘të dilte për t’u relaksuar’ me të.

Duke folur me rrjetin vendas WRTV, Amber kujtonte: “Ai nxorri pistoletën nga xhepi për të treguar se çfarë po bënte, pastaj më kërkoi të hynte në shtëpi por unë nuk e lejova”.

Duke refuzuar ta linte në shtëpi Amber i kishte dhënë grabitësit rreth $100 para të thata, por kjo nuk kishte mjaftuar për kriminelin, i cili me armën ende në dorë insistonte që ajo të lidhej me të në rrjetin Facebook.

Në ato kushte vajza sigurisht që ra dakord.

“Mendova se nëse ndoshta e shtoja në Facebook, do të më linte rehat, dhe kështu ndodhi,” shpjegon ajo, por sigurisht që nuk zgjati shumë.

Mesazhet e tij flirtuese nisën të vërshonin, ku krimineli insistonte të paguante dëmin pasi ajo ishte “shumë e bukur”.

Në një prej tyre shkruante: “dëgjo dua të të paguaj paratë. Ishte një mënyrë e mbrapshtë për t’u njohur me dikë, por ishe tepër e bukur për t’u grabitur.”

Amber i ishte përgjigjur: “Të besoj. E kuptoj që je i mirë, vetëm se nganjëherë pak i ashpër”.

Në mesazhin tjetër ai tha: “Eja dalim relaksohemi bashkë. Të betohem që nuk jam ashtu si më parë”.

Kësaj here ajo u përgjigj: “E kam një të dashur, nuk e bëj dot. Të shkoftë mbarë”.

Por Boyce është arrestuar tashmë për grabitje dhe armëmbajtje, për një tjetër grabitje më 12 qershor, si dhe akuzohet për vjedhje banese, zotërim armësh zjarri dhe sulm fizik.

Policia nuk tha nëse ai ishte denoncuar nga Amber, e cila mesa duket ishte e kënaqur vetëm ta linte të qetë.

FOTO GALERI
4/5
Amber thotë se ishte duke marrë postën jashtë shtëpisë së saj në Indianapolis, SHBA më 8 maj, kur dikush iu afrua dhe e kërcënoi me armë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA