Arkeologët zbulojnë vendin e shenjtë 4000 vjeçar, detajet mistike dhe objekti i rrallë që gjetën

27/06/2023 18:21

Arkeologët kanë zbuluar një vend të shenjtë 4000-vjeçar të përbërë nga kanale dhe varre në Holandën qendrore.

Ata besojnë se ky vend ka shërbyer për të njëjtin qëllim ashtu si Stonehenge, një vend i madh prehistorik i zbuluar në Angli.

Ashtu si rrethi i famshëm i gurit në Anglinë jugore, i cili është më i madh se sa të paktën tre fusha futbolli dhe e ndërtuar me tokë dhe dru, besohet se është ndërtuar për të lidhur me diellin në solsticet.

Arkeologët gjetën skelete kafshësh, kafka njerëzore apo një majë shtize bronzi.

“Tuma më e madhe shërbeu si një kalendar dielli, i ngjashëm me gurët e famshëm të Stonehenge në Angli”, thuhet në deklaratë, sipas CNN.

“Ky vend i shenjtë duhet të ketë qenë shumë domethënës ku njerëzit mbanin shënime për ditët e veçanta të vitit, kryenin rituale dhe varrosnin të vdekurit e tyre”, sipas deklaratës së arkeologëve.

Një copë brozi

Gjatë gërmimit të vendit në vitin 2017, arkeologët zbuluan gjithashtu disa varre. Një varr ishte i një gruaje të varrosur me një rruazë xhami nga Mesopotamia, Iraku i sotëm.

Është rruaza më e vjetër e gjetur ndonjëherë në Holandë dhe studiuesit thanë se vërtetoi se njerëzit e kësaj zone ishin në kontakt me njerëzit pothuajse 5,000 kilometra larg.

Një ilustrim i asaj që studiuesit mendojnë se do të dukej vendi në atë kohë

Arkeologëve iu deshën gjashtë vjet për të hulumtuar më shumë se një milion objekte që datojnë nga Epoka e Gurit, Epoka e Bronzit, Epoka e Hekurit, Perandoria Romake dhe Mesjeta.

Disa nga zbulimet do të ekspozohen në një muze lokal në Tiel dhe në Muzeun Kombëtar Holandez të Antikitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA