Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Kroaci këtë sezon veror.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një rast kur një pastiçeri në Pula, edhe pse jemi në sezonin e verës ka vendosur ta ulte çmimin e akullores me 50%.
Dhe ndonëse për shumicën e vendeve të Ballkanit, çmimi i vendosur nuk mund të thuhet se është i lirë, për këtë vend, kjo gjë ka qenë një befasi.
Megjithatë, edhe për banorët dhe turistët atje, fatkeqësisht, çmimi i ofruar i akullores nuk është i përhershëm, por promocional, një euro për një javë, deri të mërkurën, 28 qershor – pas së cilës do të kthehet në çmimin e zakonshëm prej dy eurosh.
Sipas një sondazhi të një kompanie televizive kombëtare, “një lugë” akullore më e shtrenjtë ofrohet në Dubrovnik, e cila kushton katër euro.
Top Channel