Greqia përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, qytetarët skeptikë (fotot)

24/06/2023 19:13

Përgatitjet dhe posterat elektoralë dalloheshin sot në kryeqytetin grek Athinë para zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës që ofrohen si një mundësi ndryshimi nga autoritetet.

Duke pire nga frapeja e saj e ftohtë 4-euro në qendër të Athinës, Maria N. thotë se nuk ka shumë iluzione për rezultatin e zgjedhjeve të nesërme.

“Nuk e di nëse do të shkoj të votoj, rezultatet janë të paravendosura,” thotë doktoresha, duke reflektuar një masë të gjerë skepticizmi ndaj politikës.

Sondazhet thonë se 20 përqind e mbështetjes shkon për liderin konservator Kyriakos Mitsotakis që pritet të fitojë një mandat të dytë katër vjeçar.

Por dhe ai trembet se mosinteresimi i votuesve mund t’i kushtojë maxhorancën absolute që ishte në fund të fundit dhe arsyeja e thirrjes së zgjedhjeve të reja për herë të dytë në një muaj.

Votuesit duket se kishin vlerësuar Mitsotakis për politikat e tij kur i dhanë 40.79 të votës në zgjedhjet e 21 majit.

Por partia e tij nuk arriti të merrte maxhorancën parlamentare dhe 55 vjeçari nuk dëshironte të qeveriste në koalicion, prandaj thirri përsëritje të zgjedhjeve.

Por kjo nuk duket se po siguron një përmirësim të rezultatit për kryeministrin ish-financier të arsimuar në SHBA.

Një nga sfidat kryesore është fakti që hedhja e votës duhet të lërë pa shkuar ne plazh rreth 9 milionë grekë të dielën.

Dy të moshuar që diskutonin për çmimet para një dyqani ishin të zemëruar me ndryshimin e pakontrolluar të tyre.

“Qershitë shiten nga kooperativat fshatare me 1.70 për kg ndërsa supermarketet i shesin me 6 euro kilogrami”, tha Konstantinos Noumas.

Miku i tij  Zissis Karagiorgos, 67 vjeç, tha se shpresonte që “njerëzit, veçanërisht të rinjtë të mësojnë të mos kenë frikë nga ndryshimi”.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA