Bëhet fjalë për aktorin e madh Sotiraq Bratko. Me emra kaq të talentuar e kolosë të skenës, garantohet që “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një sukses i padiskutueshëm.
Sotiraq Bratko është një aktor i mirënjohur shqiptar i lindur në Korçë më 8 dhjetor 1951. Disa nga filmat dhe rolet e tij kryesore janë: “Brazdat” në rolin e Skënderit (1973), “Përballimi” në rolin e punëtorit të fabrikës (1976), “Zonja nga qyteti” si Tirka (1976), “Flamur në dallgë” në rolin e mekanikut Vaso (1977), “Nusja dhe shtetrrethimi” në rolin e Petrit (1978), “Liri a vdekje” në rolin e Latif Agës (1979), “Gëzhoja e vjetër” në rolin e Kujtimit (1980), “Në prag të lirisë” në rolin e Fihtit (1981), “I paharruari” në rolin e Sotirit (1984).
Aktori i njohur korçar është rikthyer në skenë në vitin 2014 pas më shumë se 20 vjetësh në emigrim, duke qenë një nga protagonistët e dramës “Kapitulli i Dytë. Personazhi i Xhorxhit në dramën e sjellë aso kohe në Teatrin Kombëtar, riktheu një nga emrat që me rolet e tij në teatër dhe filmat shqiptarë që dikur i prodhonte Kinostudio ka fituar jo pak vlerësim dhe vëmendjen e publikut. Sotiraq Bratko i takon një brezi aktorësh që punuan në kohën kur teatri shqiptar dhe Kinostudio prodhonin më shumë vepra artistike, dhe sot ai shpreh keqardhjen që ka humbur shumë kërkesa për jetën artistike.
Në shenjë vlerësimi ndaj kontributit të vyer për zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare, nëpërmjet roleve të panumërta si aktor i spikatur, në teatrin dhe kinematografinë shqiptare. Me mirënjohje për karrierën e pasur si aktor i talentuar, arritjet profesionale dhe emocionet e pafundme të dhuruara publikut artdashës, duke pasuruar trashëgiminë e vyer artistike kombëtare, ku në vitin 2022 u dekorua me titullin “Mjeshtri i Madh” nga presidenti Ilir Meta.