Ftesë në 5/ Maturanti në karrocë me rrota që u bë viral duke kërcyer me shokët, përlotet e ëma: Kishte turp të shkonte

23/06/2023 17:30

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Angel Duhanxhi, maturanti nga një gjimnaz professonal në Elbasan, video e së cilit u bë virale.

Shokët iu ulën në gjunjë gjatë festës së maturës, duke bërë të mundur që të gjithë të kërcenin e të shijon atmosferën e mbylljes së studimeve.
Teksa e rishihte këtë video, e ëma e Angelit u përlot. Ajo tregoi se ai është natyrë e ndrojtur dhe fillimisht kishte vendosur që të mos shkonte në mbrëmjen e maturës.

“U kënaqa shumë, por kisha pak ndrojtje në fillim. Se isha merak si do më shinin klasat e tjera. Po u kënaqa se shokët më ftuan në pistë të kërceja dhe u kënaqa”, tregoi vet Angel.

Ai më pas iu bëri thirrje njerëzve të mos e shohin sit ë ishte alien, pasi shikimet plot mëshirë e bëjnë të ndihet keq.
Thënë këtë, e ëma tregoi se ka patur raste kur njerëz të ndryshëm i ofrojnë para në shenjë keqardhje, çka nuk ndikon aspak pozitivisht në shëndetin e tij emocional.

Top Channel