“Të trembëdhjetët në korridoret e kohës” është botimi më i ri i autorit Vaka Bler.
Autori i ri, që vjen me librin e tij të dytë pas një libri me poezi, duket sikur ka ardhur krejt origjinal jo vetëm në titull, por edhe në gjini. me tematika të shumëllojshme, që prekin filozofinë, historinë, problemet shoqërore dhe debatin mbi gjuhën shqipe. Apo sfidat që i paraqiten njeriut të kohëve moderne.
Libri ka në qendër trembëdhjetë personazhe, ku i trembëdhjeti është vetë autori, Vaka. Njëmbëdhjetë personazhe janë personalitete unike shumë të veçantë nga jeta reale, e së kaluarës. Si Migjeni, Veronika Franko, Malcolm X, Orëelli, Frojdi, Sofokliu, Helena Trojes, Dante Aligeri, Da Vinçi, Muhamedi Aliu (Pashai i Egjiptit), Niçja.
Megjithatë edhe pse ka zhvillime debati, miqësia e ‘Të trembëdhjetëve’ është e hapur, për të gjithë njerëzit që enden korridoreve të kohës, sot e në vazhdim.
Top Channel