Është një djalë mjaft i talentuar dhe i arrirë në fushën e muzikës, megjithatë Shpat Deda ka treguar se ka edhe një lidhje mjaft të fortë me familjarët e tij.
Mes emocioneve dhe fjalëve më të ndjera, ai ka treguar vlerësimin e madh që ka për gjyshërit, sidomos për gjyshen e tij, e cila tashmë nuk jeton më.
Aq të vështirë e ka pasur largimin e saj nga jeta, sa artisti ka treguar se iu deshën dhjetë vite për të krijuar një këngë për të, që ta nderojë prezencën e saj siç shprehet ai.
“Gjyshja ka qenë shumë e rëndësishme jo vetëm për mua por për krejt fëmijët. Gjatë komunizmit ajo nuk ka mundur të vijë as të shohë fëmijët e vet fare. Kur janë hapur kufijtë menjëherë ka ndodh takimi. Gjyshja ka jetuar këtu deri në 28 pastaj është martu me gjyshin pastaj ka ardhur në Prishtinë ku ka jetuar deri në fund të jetës. Gjyshi im ka qenë i pari që ka përkthyer veprat e Sami Frashërit. Gjyshja ime nuk arriti të më shihte mua të famshëm. Mendoj se do të ishte shumë krenare për mua. Me gjyshen kam kaluar shumë kohë më ka mësuar shumë. Kam ndenjur afër 10 vite që kur ka vdekur gjyshja që të bëja një këngë që e nderon prezencën e saj.”-tha Shpat Deda.
Top Channel