Shumë nga mjekët, pjesë e sistemit publik janë kundër legalizimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri , por janë të pakët, ata të cilët shprehen publikisht.

Ish-shefi i shërbimit të toksikologjisë në QSUT prof Zihni Sulaj cili  ka trajtuar ndër vite përdorues të drogave në vendin tonë thotë se legalizimi do të rrisë numrin e përdoruesve të kanabisit tek adoleshentët, pasi do të ketë probleme me administrimi nga tregu legal në atë ilegal.

Me shumë se përfitime ekonomike Sulaj thekson se do të ketë impakt negativ social  referuar edhe eksperiencave në vende  të tjera.

Ndërkohë që u tërheq vëmendjen  ligjvënësve që të paktën një pjesë e përfitimeve  ekonomike të  shkojnë për edukimin e të rinjve dhe ngritjen e strukturave të trajtimit të përdoruesve të drogës.

Por për cilat sëmundje përdoret kanabisi mjekësor? A ka medikamente që mund ta zëvendësojnë?

“Përdoret për sëmundjet epiletsi, skleroza multiple, ata me kimioterapi, për t’u hequr të vjellat. Por ka medikamante të tjera sintetik që e bëjnë punë e kanabisit”– tha Prof Dr Zihni Sulaj, ish shefi i shërbimit të toksikologjisë.

Top Channel