Burri me barkun e çuditshëm kishte jetuar 36 vjet me binjakun brenda vetes (fotot)

21/06/2023 17:52

Një burrë në Indi që në pamje të parë dukej se ishte ‘shtatzënë’ u zbulua se në fakt kishte jetuar me binjakun e tij të lindjes brenda vetes për 36 vjet.

Megjithëse me trup të dobët, Sanju Bhagat kishte pasur gjithmonë barkun e madh dhe ata që e rrethonin talleshin me të.

Bhagat lindi në Nagpur, Indi, në 1963 dhe nuk kishte treguar shenja anomalish kur ishte i vogël.

Teksa punonte për të mbijetuar dhe ushqyer familjen e tij, jeta po i vështirësohej kur barku nisi t’i rritej në masë alarmuese pas të njëzetave.

Kjo ishte e cuditshme pasi ai nuk kishte mjaftueshëm ushqim për t’u ngopur, e jo më për të shtuar në peshë.

Por duke u munduar të punonte e të siguronte për familjen e tij, Bhagat nuk i vuri mendjen barkut të tij megjithë të qeshurat me të cilat përballej.

Por rrjedhimisht gjendja e tij u përkeqësua dhe u detyrua të shtrohej në spital në Mumbai në 1999 kur fryrja e stomakut po i pengonte frymëmarrjen.

Prandaj Dr Ajay Mehta mendoi se Bhagat kishte një tumor në bark por nuk rezultoi kështu.

Ai arriti të zbraste nga barku u burrit lëndën me mbetje njerëzore, madje dhe disa kocka sipas dëshmive.

Rasti i rrallë ishte ajo që doktorët quanin ‘sindroma e binjaku të zhdukur, që do të thotë se binjaku u Bhagat kishte vdekur gjatë shtatanisë dhe ishte tretur brenda tjetrit.

Burri raportohet se është rikuperuar dhe është kthyer në punë, edhe pse të njohurit ende e kujtojnë atë si “burri shtatzënë”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA