Trupi i pajetë i iranianit largohet nga kampi, ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes

20/06/2023 15:33

Trupi i 65-vjeçarit të pajetë është larguar këtë pasdite nga kampi MEK në Manzë, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ambientet e kampit Ashraf 3 u largua dhe grupi hetimor, bashkë me prokurorin Sokol Nishani që po drejton hetimet.

Ka dyshime se 65-vjeccari mund të ketë humbur jetën para operacionit policor, po do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë kohën e vdekjes.

Këtë të martë herët në mëngjes, Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antiterror nisi një operacion në kampin ku strehohet që prej vitit 2015 muxhahedinët, në Manëz të Durrësit. Policia hasi në rezistencën e iranianëve, që kundërshtuan me forcë kontrollet në kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknologjike. Në mes të tensioneve, muxhahedinët deklaruan për mediat se ka një viktima dhe disa të plagosur në kamp. Pas largimit të policisë, ata vazhduan të protestonin, ndërsa akuzuan policinë se “u vrau vëllanë e tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA