Qëlloi me telefon Bebe Rexhën gjatë koncertit, autori: Mendova se do të ishte qesharake

20/06/2023 19:28

Një kujdestar qensh luksozë që dyshohet se hodhi një telefon në drejtim të Bebe Rexhës gjatë një shfaqjeje në New York City, ka pranuar krimin, thonë prokurorët.

Nicolas Malvagna, 27 vjeç, u arrestua të dielën vonë mbrëma pasi hodhi telefonin e tij në drejtim të yllit me origjinë shqiptare, duke e lënë atë me një prerje në fytyrën e saj që kërkonte tre qepje.

Malvagna, nga Nju Xhersi, po përballet me dy akuza për sulm, një akuzë për ngacmim dhe një akuzë për tentativë sulmi pasi u akuzua në Gjykatën Penale të Manhatanit. I veshur me pantallona të shkurtra gri dhe një bluzë të errët, ai u shoqërua nga avokatët e tij jashtë gjykatës të hënën.

Sipas zyrës së Manhattan DA, ai rrëfeu krimin dhe tha: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake”.

Ylli 33 vjeçe, ishte duke luajtur një koncert të dielën në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F’n Night Of My Life kur ajo u godit në fytyrë nga një telefon. 

Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa stafi nxituan për ta ndihmuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA