Protesta në Japoni pas zbulimit të programit të sterilizimit të fshehtë të fëmijve (fotot)

20/06/2023 17:31

Dy nëntë-vjeçarë u zbuluan së fundmi se ishin mes të paktën 25,000 njerëzve të sterilizuar me forcë në Japoni sipas një programi eugjenik pas Luftës së Dytë Botërore në Japoni, ka thënë sot një raport parlamentar në vend.

Sipas ligjit që është në fuqi për 48 vite, njerëzit detyroheshin të kryejnë operacione për të parandaluar të lindin fëmijë, të kategorizuar si “inferiorë”.

Ligji konsiderohet si një kapitull i errët në historinë e vendit dhe rikuperimin e pas-luftës dhe është anuluar në 1996.

Dje parlamenti i vendit publikoi raportin e shumëpritur me 1,400-faqe bazuar në hetimet e një komisioni qeveritar të nisura prej qershorit 2020.

Aty thuhet se 25,000 njerëz ishin bërë objekti operacioneve të tilla  – të paktën 16,000 prej të cilave ishin kryer pa miratimin e tyre.

Disa prej tyre u ishte thënë se do të kryenin procedura rutinë si heqje apendiciti, ndërsa qeveritë lokale kishin autoritetin për të urdhëruar operacione të tilla.

Mes viktimave të procedurës ishin një djalë dhe një vajzë 9-vjeçarë, thuhej në raport.

Një viktimë tashmë 80-vjeçare, e cila ishte detyruar të kryente operacionin në moshën 14 vjeçare, tha për mediat se kjo ishte prova se qeveria u kishte gënjyer fëmijëve.

Kritikët thonë se raporti sërish nuk trajton faktin se përse u deshën 50 vjet për anulimin e ligjit teksa raportimet kanë nxitur zemërim të gjerë në rrjetet sociale.

Tokio ka kërkuar ndjesë në 2019 dhe ka pranuar të paguaje te mbijetuarit 3.2 milionë jen ($28,600) secilin.

Vende të tjera që janë kryer programe të ngjashme sterilizimi të detyruar e të fshehtë ndaj popullatës janë Gjermania, Suedia e SHBA, të cilat gjithashtu kanë kërkuar ndjesë e dhënë dëmshpërblime, sipas BBC.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA